Njoftim për vazhdimin e afatit të fotografimit/regjistrimit për ID-kartelë për studentët e nivelit Bachelor të pranuar në vitin akademik 2026/2027

7 Gusht, 2026

Njoftohen studentët e pranuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” për vitin akademik 2026/2027, të cilët nuk janë paraqitur deri më tani sipas afatit të përcaktuar në konkurs, se regjistrimi dhe fotografimi për pajisje me ID-kartelë do të realizohen sipas orarit në vijim:

Fakulteti i Edukimit më 10.08.2026 dhe 11.08.2026

Fakulteti Ekonomik më 10.08.2026 dhe 11.08.2026

Fakulteti i Shkencave Sociale më 10.08.2026 dhe 11.08.2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike më 10.08.2026 dhe 11.08.2026

Fotografimi bëhet nga ora 09:30-11:30 & 13:00-15:00 sipas orarit të lartshënuar.

Në qoftë se kandidati i pranuar, në afatin e caktuar, nuk i përfill të gjitha procedurat e parapara në konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit për vitin akademik 2026/2027.

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin

Fotografimi bëhet në Zyrën e TI-së BZ/13.