Njoftim për takimin kulturor “Rrëfim për Adem Demaçin” nga Selatin Novosella

9 Nëntor, 2022

Të nderuar studentë dhe punëtorë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,

ju ftojmë të merrni pjesë në takimin kulturor për simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin, organizuar nga Fakultetit i Edukimit në UKZ.

Për të rrëfyer për veprimtarinë kombëtare dhe kulturore të Adem Demaçit, folës kryesor do të jetë Selatin Novosella, bashkëveprimtar i tij. Gjithashtu, referues do të jenë edhe profesorë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Takimi mbahet më 18.11.2022, të premten në orën 12:00h, në sallën e kuqe B/01 të Universitetit.

 

Jeni të mirëseardhur!