Njoftim për Studentët – UMIB organizon Konferencën Ndërkombëtare 2026

14 Prill, 2026

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka kënaqësinë të ftojë të gjithë studentët të marrin pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare Multidisiplinare të Studentëve 2026. Kjo konferencë paraqet një mundësi të shkëlqyer për studentët që të prezantojnë punimet e tyre kërkimore dhe të bashkëpunojnë me një komunitet të gjerë akademik nga fusha të ndryshme.

Studentët mund të dorëzojnë abstrakte në këto fusha (por jo vetëm):

– Gjeoshkencat

– Inxhinieria dhe Teknologjia Ushqimore

– Inxhinieria Mekanike dhe Kompjuterike

– Edukimi

– Juridiku

– Ekonomia

– Inovacioni, Ndërmarrësia & Transformimi Digjital

– Mjedisi, Qëndrueshmëria & Zhvillimi i Gjelbër

Pjesëmarrja është pa pagesë, të gjitha abstraktet e pranuara publikohen në Librin Zyrtar të Abstrakteve dhe çdo pjesëmarrës pajiset me Certifikatë Zyrtare

Afati për dorëzimin e abstrakteve: 17 Prill 2026 (maks. 300 fjalë) ; Njoftimi për pranimin: 30 Prill 2026 ; Dorëzimi i prezantimit (PPT) & konfirmimi: 25 Maj 2026

Data e konferencës: 28 Maj 2026

Abstraktet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe ose angleze në e-mailin:[email protected]

Për informata shtesë, mund të kontaktoni:
Abdullah Sadiku
Zyrtar i lartë për projekte dhe programe
📧 [email protected]
📞 +383 (0) 49 704 601