Njoftohen studentët e studimeve bachelor të cilët dëshirojnë të bëjnë transferim nga Universitetet tjera të republikës së Kosovës në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, koha e paraqitjes së kërkesës ka filluar më 06.10.2015 dhe vazhdon deri më 16.10.2015.
Dokumentet e nevojshme janë:
– Kërkesa për transferim nga Universitetet tjera në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”
– Transkripti origjinal i notave gjatë studimeve
– Kopje e indeksit apo ID kartelës studentore
Studentët kërkesat e tyre duhet ti dorëzojnë tek zyrtarët për shërbimin e studentëve nëpër fakultetet përkatëse nga ora 10:00 deri 15:00.
Listat me emrat e studentëve të lejuar apo refuzuar do të publikohet në web faqen zyrtare të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, uni-gjilan.net
Me respekt,
Zyra për informim e UKZ-së
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan