Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se më 10 mars 2026 (e martë), duke filluar nga ora 13:30, do të mbahet një sesion informues për mundësitë e studimit dhe bursave në Gjermani.
Sesioni informues do të mbahet nga Znj. Catalina Heine, përfaqësuese nga Ambasada Gjermane, e cila do të prezantojë mundësitë për studime dhe bursa për studentët. Ajo do të shoqërohet nga Z. Adrian Ramabaja, ligjërues i DAAD në Universitetin e Prishtinës.
Ftohen të gjithë studentët e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet informues.
📍 Vendi: Salla A34
🕐 Ora: 13:30
📅 Data: 10.03.2026

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan