Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan njofton studentët se janë hapur aplikimet për Gjeneratën e 10-të të BPB Junior Program, një program tre-mujor i Bankës për Biznes (BPB), i dedikuar studentëve të vitit të fundit dhe të diplomuarve rishtazi.
Programi u ofron pjesëmarrësve mundësi për të zhvilluar aftësitë profesionale, për të fituar përvojë praktike dhe për t’u njohur nga afër me sektorin bankar përmes trajnimeve, mentorimit dhe angazhimit në projekte reale.
Programi përfshin:
-trajnime profesionale nga ekspertë të BPB-së;
-mentorim dhe orientim profesional;
-përvojë praktike në fusha të ndryshme të bankës;
-angazhim në projekte reale;
-mbështetje financiare mujore;
-certifikatë pas përfundimit me sukses të programit;
-mundësi për zhvillim të mëtejshëm të karrierës dhe punësim në BPB.
Programi zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë, ndërsa pjesa praktike realizohet në departamente dhe degë të BPB-së në qytete të ndryshme të Kosovës.
Kush mund të aplikojë?
Ftohen të aplikojnë studentët e vitit të fundit dhe të diplomuarit rishtazi në Ekonomi, Matematikë Financiare, Teknologji të Informacionit (IT), Juridik, Shkenca Sociale dhe fusha të tjera të studimit.
Përvoja e mëparshme nuk është e nevojshme. Vlerësohen potenciali, motivimi dhe gatishmëria për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
📅 Afati i aplikimit: 22 nëntor 2026
🔗 Apliko online: https://bpbbank.com/career/bpb-junior-program-3/
Universiteti Publik “Kadri Zeka” i inkurajon studentët dhe të diplomuarit e rinj që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për zhvillim profesional dhe avancim të karrierës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan