Njoftim për studentët e vitit IV-të

6 Mars, 2024

Njoftohen studentët e Fakultetit Juridik, përkatësisht studentët e vitit të IV-të,
semestri i VIII-të, të cilët janë të regjistruar në Fakultetin Juridik konform
Planprogramit studimor 2020 dhe të cilët në modulet e tyre e kanë të paraparë
lëndën: Praktika profesionale (O) se, ndjekja përkatësisht mbajtja e praktikës është
obligative.
Praktika realizohet në institucionet përkatëse varësisht nga modulet ku studentët janë
të regjistruar dhe në konsultim me profesorin e lëndës.
Pa ndjekjen përkatësisht mbajtjen e praktikës konform lëndës: Praktika profesionale
(O), 8 ECTS, studentët nuk mund të diplomojnë.

Dekane e Fakultetit Juridik
Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi

Njoftim pdf

Shkarko