Njoftim për studentët e rinj të Fakultetit Juridik

5 Tetor, 2026

Të dashur studentë,

Fakulteti Juridik ju njofton se do të organizojë një sesion informues për studentët e rinj të vitit të parë.

Qëllimi i këtij sesioni është t’ju ofrojë informacione të rëndësishme lidhur me organizimin e studimeve, shërbimet universitare, mënyrën e funksionimit të proceseve akademike dhe çështje të tjera me rëndësi për fillimin e jetës studentore.

Sesioni informues do të mbahet:

  • Data: 8 tetor 2026
  • Ora: 10:00
  • Vendi: Salla AS-02

Ftohen të gjithë studentët e rinj të vitit të parë të Fakultetit Juridik të marrin pjesë në këtë sesion, i cili synon t’ju ndihmojë në orientimin dhe përshtatjen sa më të lehtë me jetën universitare.

Mirë se vini dhe suksese në fillimin e studimeve!