Njoftim për studentët e interesuar për transferim nga Universitetet tjera në Fakultetet e Universitetit Publik “Kadri Zeka”

16 Shkurt, 2026

Njoftohen të gjithë studentët të cilët janë të interesuar për transferim nga Universitetet tjera në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, se mund të paraqesin kërkesë për lejim të transferit duke iu referuar nenit 137 dhe 139 të Statutit të UKZ-së.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Kërkesa – Aplikimi online në SMU
  • Transkripta e notave
  • Vërtetimi për statusin e studentit të rregullt (viti akademik 2025/2026)
  • Studentët të cilët vijnë nga Universitetet jo publike duhet të sjellin vendimin e akreditimit te programit nga AKA.

Transferimi është i lejuar, sipas kuotave te lira për programet e studimit si në vijim:

Nr. Niveli Fakulteti Programi Vende të lira për transfer
1 Bachelor Ekonomik Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar 9
2 Bachelor Shkenca Kompjuterike Shkenca Kompjuterike 1
3 Bachelor Shkenca Sociale Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane 1
4 Master Edukim Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 2
5 Master Edukim Mësimdhënie në Gjuhë Angleze 16
6 Master Shkenca Kompjuterike E-Qeverisja 16
Gjithsej 45

 

Kërkesat për transferimi mund të paraqiten në Shërbimin e studentëve në Fakultetin përkatës në UKZ deri më datë 23.02.2026 në ora 16:00

Njoftim për studentët e interesuar për transferim nga Universitetet tjera në Fakultetet e Universitetit Publik Kadri Zeka

Shkarko