Njoftim për studentët/Aplikim në Programin Praktik – ASG Balkans (Camp Bondsteel, Ferizaj)

21 Prill, 2026

ASG Balkans – Camp Bondsteel në Ferizaj ka hapur aplikimet për programin e praktikës për këtë vit.

Ky program ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët dhe të diplomuarit e rinj që dëshirojnë të fitojnë përvojë praktike në një mjedis profesional dhe ndërkombëtar. Praktikantët do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre, të punojnë me profesionistë të fushës dhe të kontribuojnë në projekte reale.

📌 Kush mund të aplikojë:

  • Studentë aktivë ose të diplomuar së fundmi
  • Kandidatë të motivuar dhe të interesuar për zhvillim profesional

📌 Vendndodhja:
Camp Bondsteel, Ferizaj

📌 Aplikimi dhe informata shtesë:
Për më shumë detaje rreth programit dhe mënyrës së aplikimit, ju lutemi referojuni fletëpalosjes së bashkëngjitur.

Për çdo pyetje, mund të kontaktoni përmes emailit:
[email protected]

📌 Afati për aplikim:
17 Maj 2026