Njoftim për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2018-2019

10 Shtator, 2018

Njoftojmë studentët e rinj të Universitetit “Kadri Zeka” se për shkak të thjeshtimit të procedurave, regjistrimi nuk do të bëhet sipas afateve të publikuara ne Konkursin për pranim të studentëve në vitin akademik 2018-2019, Regjistrimi do të bëhet në momentin që ata fotografohen për ID-kartelën e studentit të ri të Universitetit. Pra, studentët nuk kanë nevojë te vijnë për regjistrim tani, ata duhet të paraqiten në momentin që UKZ do të publikoj thirrjen/njoftimin për fotografim për ID-kartelë.