Njoftim për regjistrimin e semestrit veror

25 Shkurt, 2022

Njoftohen studentët e nivelit Bachelor dhe Master se afati për regjistrimin e semestrit veror, për vitin akademik 2021/2022 do të hapet nga data 25.02.2022 deri më datë 11.03.2022.

Në bazë të udhëzimit të MASHTI UA 09/2021 studentët që regjistrojnë semestrin për herë të parë janë të liruar nga pagesa dhe nuk duhet të paraqiten fizikisht për regjistrim të semestrit. Semestri për këta student do të regjistrohet në mënyrë automatike dhe do të njoftohen edhe përmes email adresës zyrtare të tyre.

Studentët që regjistrojnë semestrin për herë të dytë e më shumë duhet të bëjnë pagesën dhe duhet ta dorëzojnë fizikisht në zyret e shërbimit të studentëve.

Gjithashtu studentët të cilët duhet ta regjistrojnë specializimin duhet të paraqiten për të regjistruar specializimin në shërbimin e studentëve.

Udhëzimi Administrativ UA 09/2021

Suksese të gjithë studentëve!