Njoftim për regjistrimin e lëndëve të semestrit veror në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2025/2026

16 Shkurt, 2026

Njoftohen studentët e Fakultetit të Edukimit, Juridik, Ekonomik, Shkenca Kompjuterike dhe Shkenca Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, nivelin e studimeve Bachelor dhe Master se afati për regjistrimin e lëndëve të  semestrit veror, për vitin akademik 2025/2026 do të jetë i hapur nga data 16.02.2026 deri më datë 24.02.2026.

Sqarim:

  • Studentët e Fakultetit Juridik së pari duhet të zgjedhin specializimin – modulin pastaj të bëhet regjistrimi i lëndëve.
  • Sipas orarit të ligjëratave nëse mungon Profesori, atëherë duhet të zgjidhët lënda me profesor i pacaktuar.
  • Studentët e Fakultetit të Edukimit, Juridik, Shkencave Kompjuterike, Shkenca Sociale sipas Vendimeve të Këshillit të Fakultetit do të ketë kufizime në regjistrimin e lëndëve.
  • Studentët pas zgjedhjes së lëndëve, duhet të klikojnë butonin Përfundo për mbylljen e regjistrimit të lëndëve.
  • Studentët duhet të zgjedhin lëndët tek profesorët në bazë orarit të ligjeratave.