Njoftim për regjistrimin e lëndëve të semestrit dimëror në nivelin master për vitin akademik 2025/2026

29 Tetor, 2025

Njoftohen studentët e Fakultetit të Edukimit, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike, niveli i studimit Master se afati për regjistrimin e lëndëve të semestrit dimëror, për vitin akademik 2025/2026 do të jetë i hapur nga data 29.10.2025 deri më datë 04.11.2025.

Sqarim:
• Sipas orarit të ligjëratave nëse mungon Profesori, atëherë duhet të zgjidhët lënda me profesor i pacaktuar.

• Studentët e Fakultetit të Edukimit, sipas Vendimit Nr. 224 të dt. 07.10.2025 do të ketë kufizime në regjistrimin e lëndëve zgjedhore në mënyrë proporcionale.

Gjithashtu studentët duhet të regjistrojnë lëndët te profesorët sipas orarit të ligjëratave.
Studentët të cilët për herë të parë përdorin SMU mund ta shikojnë : Manuali-për-student
Qasja për student bëhet me numër personal dhe fjalëkalimi fillestar është gjithashtu numri personal. Studentët janë të obliguar më pas të ndërrojnë fjalëkalimin në bazë të udhëzimeve të cilat i gjeni në Manualin e përdorimit që e keni më lartë.

Nëse hasni ndonjë vështirësi gjatë regjistrimit të lëndëve, ju lutemi të na kontaktoni me email: [email protected] ose të paraqiteni në zyrën e TI-së BS/13.

Suksese të gjithë studentëve!