Njoftim për regjistrimin e lëndëve të semestrit dimëror në nivelin bachelor për vitin akademik 2024/2025

22 Tetor, 2024

Njoftohen studentët e Fakultetit të Edukimit, Juridik,Ekonomik, Shkenca Kompjuterike dhe Shkenca Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, niveli i studimit Bachelor se afati për regjistrimin e lëndëve të  semestrit dimëror, për vitin akademik 2024/2025 do të jetë i hapur nga data 23.10.2024 deri më datë 01.11.2024.

Sqarim:

  • Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike së pari duhet të zgjedhin specializimin, pastaj të bëhet regjistrimi i lëndëve.
  • Sipas orarit të ligjëratave nëse mungon Profesori, atëherë duhet të zgjidhët lënda me profesor i pacaktuar.
  • Studentët e Fakultetit Juridik, dhe të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike,  sipas Vendimeve të Këshillit të Fakultetit do të ketë kufizime në regjistrimin e lëndëve.

Studentët të cilët për herë të parë përdorin SMU mund ta shikojnë : Manuali-për-student

Qasja për student bëhet me numër personal dhe fjalëkalimi fillestar është gjithashtu numri personal. Studentët janë të obliguar më pas të ndërrojnë fjalëkalimin në bazë të udhëzimeve të cilat i gjeni në Manualin e përdorimit që e keni më lartë.

 

 

Suksese të gjithë studentëve!