Njoftim për regjistrimin e lëndëve të semestrit dimëror në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2026/2027

16 Tetor, 2026

Njoftohen studentët e Fakultetit të Edukimit, Juridik,Ekonomik, Shkenca Kompjuterike dhe Shkenca Sociale, niveli i studimit Bachelor dhe Master se afati për regjistrimin e lëndëve të  semestrit dimëror, për vitin akademik 2026/2027 do të jetë i hapur nga data 16.10.2026 deri më datë 23.10.2026 ora 16:00.

Sqarim:

  • Studentët e Fakultetit Ekonomik së pari duhet të zgjedhin specializimin, pastaj të bëhet regjistrimi i lëndëve.
  • Sipas orarit të ligjëratave nëse mungon Profesori, atëherë duhet të zgjidhët lënda me profesor i pacaktuar.
  • Studentët e Fakultetit të Edukimit, Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Shkencave Sociale,  sipas Vendimeve të Këshillit të Fakultetit do të ketë kufizime në regjistrimin e lëndëve.

Studentët të cilët për herë të parë përdorin SMU mund ta shikojnë : Manuali-për-student

Qasja për student bëhet me numër personal dhe fjalëkalimi fillestar është gjithashtu numri personal. Studentët janë të obliguar më pas të ndërrojnë fjalëkalimin në bazë të udhëzimeve të cilat i gjeni në Manualin e përdorimit që e keni më lartë.

Për çdo problem të paraqitur në platformën SMU, ju lutemi të na shkruani në adresën e emailit: [email protected].

 

 

Suksese të gjithë studentëve!