Njoftohen studentët e nivelit Bachelor dhe Master se afati për regjistrimin e semestrit veror, për vitin akademik 2022/2023 do të jetë i hapur deri më datë 05.03.2023.
Në bazë të udhëzimit të MASHTI UA 09/2021 studentët që regjistrojnë semestrin për herë të parë janë të liruar nga pagesa dhe nuk duhet të paraqiten fizikisht për regjistrim të semestrit. Semestri për këta student do të regjistrohet në mënyrë automatike dhe do të njoftohen edhe përmes email adresës zyrtare të tyre.
Studentët që regjistrojnë semestrin për herë të dytë e më shumë duhet të bëjnë pagesën dhe duhet ta dorëzojnë fizikisht në zyret e shërbimit të studentëve.
Studentët absolvent për regjistrim të semestrit duhet të lajmërohen në shërbim të studentëve.
Studentët e Fakultetit Juridik, në bazë të Vendimit të Këshillit të Fakultetit janë të kufizuar në zgjedhjen e lëndëve zgjedhore, në lëndën: (O) E drejta ndërkombëtare për te drejtat e njeriut, si dhe në module (specializim) në mënyrë proporcionale.
Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, në bazë të Vendimit të Këshillit të Fakultetit me nr. 64 te dt. 14.02.2022 janë të kufizuar në zgjedhjen e lëndëve zgjedhore, në mënyrë proporcionale.
Ju informojmë se afati për regjistrim të lëndëve në nivelin master në programin: E – qeverisja dhe programi Sistemet e Kontrollit dhe Intelegjenca Artificiale është i mbyllur. Në momentin që hapet afati, do të njoftoheni përmes ueb faqes të Universitetit.
Udhëzimi Administrativ UA 09/2021
Suksese të gjithë studentëve!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan