Njoftim për regjistrimin e lëndëve dhe regjistrimin e semestrit veror në nivelin bachelor dhe master
18 Shkurt, 2021
Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve (Ba, Ma ) se afati për regjistrim të semestrit veror dhe regjistrimit të lëndëve për vitin akademik 2020/21 do të jetë i hapur nga data 18.02.2021 deri më datë 05.03.2021.
Në bazë të vendimi të qeverisë , studentët lirohen plotësisht (100%) nga pagesa e tarifës për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2020/21. Studentët e nivelit bachelor në institucionet publik të arsimit të lartë në Republikë e Kosovës, të cilët nuk kanë përfituar nga skemat ekzistuese për lirim nga pagesa deri në kohën e hyrje në fuqi të këtij vendimi.
Lirohen nga pagesa 50% të tarifës për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2020/21 studentët e nivelit master të cilët studiojnë ne institucionet publike të arsimi të lartë në Republikën e Kosovës dhe që nuk përfitojnë lehtësira në bazë të skemave ekzistuese për lirim nga pagesa deri në kohën e hyrje në fuqi të këtij vendimi.
Përfitues nga lirimi nga pagesa sipas tarifave të përcaktuara në paragrafin 1(një) dhe 2 (dy) të këtij vendimi janë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi, të cilët studiojnë në institucionet publike të arsimi të lartë në Republikën e Kosovës..
Studentët pavarësisht që lirohen nga pagesa patjetër duhet të paraqiten në zyrën për student për regjistrim të semestrit në fakultet.
Universiteti njofton të gjithë studentët se nuk do të ketë afat tjetër shtesë për regjistrim të semestrit veror, prandaj kërkesat grupore apo individuale pavarësisht arsyeve të mundshme, nuk do të merren në konsideratë për rihapje të SMU-së.
Datat do të publikohen edhe në kalendarin akademik 2020/21.