Njoftim për punë praktike në Raiffeisen Bank

20 Janar, 2021

Të nderuar studentë,

Raiffeisen Bank – njësia në Gjilan, ka hapur thirrjen për punë praktike për një listë kandidatësh prej 5 deri në 10 veta.

Kriteret për punë praktike janë:

– Duhet të jenë studentë të UKZ-së , drejtimi ekonomik ose juridik,

– Nota mesatare mbi 8.00

Puna praktike zgjat 4 muaj dhe kompenzohet me pagesë.

Afati për aplikim është deri më datë 22 Janar 2021.

Person kontakti për pjesën e praktikës është Lulzim Rashiti – Kordinator me biznese nga Universiteti “kadri Zeka” në Gjilan.

Ju lutem kontaktojeni për më shumë informata në e-mail:[email protected]