Njoftim për pritjen e studentëve të rinj për vitin akademik 2016/2017

30 Shtator, 2016

Të nderuar, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan më 03.10.2016 nga ora 11:00 në amfiteatrin B11 me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017, ka organizuar pritjen për studentët e rinj.

Në këtë organizim marrin pjesë, Rektori i Universitetit, Prof Asoc. Dr. Bajram Kosumi,  Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli akademik e administrative i këtij Institucioni arsimor.

 

Urime dhe suksese!