Njoftim për Konferencë/Kolegji Ndërkombëtar Universum dhe UKZ organizojnë Konferencën e 4-të Ndërkombëtare për Shkencat Sociale dhe Shëndetësore

12 Janar, 2026

Kolegji Ndërkombëtar Universum, në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka” dhe partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Konferencës së 4-të Ndërkombëtare për Shkencat Sociale dhe Shëndetësore. Ky event do të sjellë së bashku ekspertë, studiues dhe profesionistë nga e gjithë bota për të diskutuar dhe ndarë zgjidhje inovative për një të ardhme të qëndrueshme.

Konferenca do të zhvillohet në tre sesione tematike:

  1. Nga Teknologjia e Mençur te Ndikimi i Gjelbër: Riformësimi i biznesit dhe inteligjencës artificiale për të ardhmen.
  2. E Ardhmja e Shëndetit: Inteligjenca artificiale dhe mirëqenia njerëzore.
  3. Ndryshime Globale: Gjeopolitika, siguria dhe paqja në kohë pasigurie.

Gjithashtu, konferenca do të përfshijë panelet kryesore mbi: transformimin e biznesit dhe lidershipin etik, sipërmarrjen e gjelbër, kujdesin shëndetësor të bazuar tek njeriu, shëndetin mendor, si dhe sfidat dhe mundësitë gjeopolitike në një botë të fragmentuar.

Partnerët dhe mbështetësit e konferencës kontribuojnë në suksesin dhe zhvillimin profesional të këtij eventi ndërkombëtar, duke siguruar një platformë për bashkëpunim dhe shkëmbim ideje mes profesionistëve dhe studiuesve të fushave të ndryshme.

Konferenca do të mbaht më 22 prill 2026 në Prishtinë.

Këtu mund të gjeni linkun me të gjitha informacionet e nevojshme: https://universum-ks.org/international-conference-4th/