Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët janë pranuar në afatin e qershorit në njësitë akademike të Universitetit “Kadri Zeka”, se për regjistrim me vete duhet të kenë letërnjoftimin kopje dhe dy fotografi të formatit 4.5×6, me rastin e regjistrimit kandidatët do të marrin një formular që duhet t’a plotësojnë.
Kandidatët të cilët nuk janë banorë të Republikës së Kosovës duhet t’a shkarkojnë një fletpagesë për semestër në vlerë prej 25 Euro të cilën e paguajnë në njërën nga bankat në Kosovë dhe duhet t’a dorzojnë së bashku me dokumentet tjera. Fletagesën mund t’a shkarkoni këtu prej 23.09.2014 deri më 26.09.2014.
Të gjitha këto dorëzohen në zyrat e shërbimit të studentëve për secilën njësi akademike të Universitetit “Kadri Zeka”.
Afati për regjistrim është prej 23.09.2014 deri më 26.09.2014.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan