Njoftim për hapjen e SMU për paraqitjen e provimeve në nivelin Bachelor për afatin e prillit 2018/2019

29 Prill, 2019

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 26.04.2019 ka marrë vendim për lejimin e afatit të jashtëzakonshëm të prillit.

Njoftohen studentët se nga data 29.04.2019 deri më 03.05.2019  deri ora 24:00 do të jetë i hapur SMU për paraqitjen e provimeve për afatin e prillit për vitin akademik 2018/19, në nivelin Bachelor. Mund të paraqiten më së shumti 2 provime.

Afati i provimeve të prillit do të organizohet sipas dinamikes së njësive akademike duke filluar nga data 04 maj 2019, kurse përfundon më së largu deri më  12 maj 2019.

 

 

Suksese!