Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për studentët e nivelit Master të pranuar në vitin akademik 2025/2026

21 Tetor, 2025

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2025/2026 se regjistrimi dhe fotografimi për ID-kartelë do të bëhet sipas orarit në vijim:

Fakulteti i Edukimit

  • Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më 22.10.2025
  • Mësimdhënie në Gjuhë Angleze më 22.10.2025

Fakulteti Ekonomik

  • Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore më 23.10.2025

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

  • Sistemet e Kontrollit dhe inteligjenca Artificiale më 24.10.2025
  • E-Qeverisja më 24.10.2025

 

Fotografimi bëhet nga ora 09:30-11:30 & 13:00-15:00 sipas orarit të lartshënuar.

Në qoftë se kandidati i pranuar, në afatin e caktuar, nuk i përfill të gjitha procedurat e parapara në konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit për vitin akademik 2025/2026.

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin

Fotografimi bëhet në Zyrën e TI-së BS/13.