Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për studentët e nivelit Bachelor të pranuar në vitin akademik 2026/2027

22 Korrik, 2026

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2026/2027 se regjistrimi dhe fotografimi për ID-kartelë do të bëhet sipas orarit në vijim:

Fakulteti i Edukimit më 24.07.2026 dhe 27.07.2026

Fakulteti Ekonomik më 28.07.2026 deri më 30.07.2026

Fakulteti i Shkencave Sociale më 31.07.2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike më 03.08.2026 deri më 06.08.2026

 

Fotografimi bëhet nga ora 09:30-11:30 & 13:00-15:00 sipas orarit të lartshënuar.

Në qoftë se kandidati i pranuar, në afatin e caktuar, nuk i përfill të gjitha procedurat e parapara në konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit për vitin akademik 2026/2027.

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin

Fotografimi bëhet në Zyrën e TI-së BZ/13.