Njoftim për fotografim për ID kartelë për studentët e nivelit Master të pranuar në vitin akademik 2023/2024

6 Tetor, 2023

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2023/2024 se regjistrimi dhe fotografimi për ID-kartelë do të bëhet sipas orarit në vijim:

Fakulteti i Edukimit:

  • Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më date 09.10.2023 
  • Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor më datë 09.10.2023

Fakulteti Juridik:

  • Juridiko – Penal   më date 10.10.2023

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike:

  • Sistemet e kontrollit dhe inteligjenca artificiale më date 11.10.2023
  • E-Qeverisja më datë 12.10.2023

Fotografimi bëhet nga ora 09:30-11:30 & 13:00-15:00 sipas orarit të lartshënuar.

Në qoftë se kandidati i pranuar, në afatin e caktuar, nuk i përfill të gjitha procedurat e parapara në konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit për vitin akademik 2023/2024.

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin

Fotografimi bëhet në Zyrën e TI-së BS/13.