Njoftim për Aplikim – Shkolla Verore JRC 2026

19 Mars, 2026

Qendra e Përbashkët Kërkimore (JRC) e Komisionit Evropian shpall aplikimet për Shkollën Verore JRC 2026 mbi vlerësimin e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit, në mbështetje të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Shkolla verore e cila do të mbahet më 14 – 18 shtator 2026, ofron një qasje gjithëpërfshirëse dhe trajnime praktike për forcimin e aftësive të gjelbra dhe zhvillimin e një shoqërie më të qëndrueshme dhe efikase në përdorimin e burimeve.

Pjesëmarrës mund të jenë studentë Master/PhD dhe studiues në fillim të karrierës nga Ballkani Perëndimor (maksimum 25 pjesëmarrës). Studentët Bachelor mund të aplikojnë, por përparësi kanë studentët e avancuar.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

– Letër motivimi

– Curriculum Vitae (CV)

Afati i aplikimit: 15 maj 2026
Aplikimet dërgohen në: [email protected]

Për më shumë informacion dhe programin paraprak: Programi i Shkollës Verore JRC 2026

Call for application- JRC Summer School-Western Ballkan 2026