NJOFTIM LIDHUR ME HAPJEN E KONKURSIT PËR PRANIMIN E STUDENTËVE TË RINJ NË NIVELIN BACHELOR PËR VITIN AKADEMIK 2018/19

6 Korrik, 2018

 Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për aplikim në programet studimore themelore – baçelor të fakulteteve në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, se konkursi për afatin e parë për  pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/19 do të hapet prej datës 09.07.2018 deri më 17.07.2018  nga ora 9.00 deri në orën  16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave).

Informatat më të detajuara do ti mësoni nga konkursi i cili do të publikohet edhe në Ueb-faqen zyrtare të Universitetit uni-gjilan.net

 

 

 Ju dëshirojmë suksese!