NJOFTIM/KONFERENCA NDËRKOMBËTARE SHKENCORE NË UKZ

26 Maj, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon Konferencën e Përvitshme Ndërkombëtare Shkencore me temën “Ndikimi i Shkencës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”, e cila do të mbahet më 29-30 maj 2026, në Kampusin e Universitetit.

Konferenca do të mbledhë studiues, profesorë universitarë, edukatorë dhe politikëbërës nga rajoni dhe vende të ndryshme të botës, duke shërbyer si një platformë për prezantimin dhe shkëmbimin e rezultateve shkencore dhe përvojave akademike.

Konferenca do të përfshijë ligjërata plenare, prezantime shkencore dhe sesione pune në një atmosferë bashkëpunuese dhe profesionale, në fushat:
• EduDay Conference
• Justice Conference
• Economics Conference
• DiGiDay Conference
• MathDay Conference
• SocialScience Conference

Hapja solemne e konferencës do të mbahet të premten, më 29 maj 2026, duke filluar nga ora 09:00 në sallëa A34.

Sesionet e Konferencës do të mbahen në Kampusin Universitar nga ora 13:00 nëpër sallat:

✓ Konferenca EduDay – A14
✓ Konferenca e Drejtësisë – A12
✓ Konferenca e Ekonomisë – BO2
✓ Konferenca DigiDay – A34
✓ Konferenca MathDay – A11
✓ Konferenca e Shkencave Sociale – B01

 

Ju mirëpresim!