Njoftim-Ditë pushimi

27 Nëntor, 2023

Të nderuar/a,

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës dhe mbështetur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ju njoftojmë se për nder të Festës së 28 Nëntorit, dita e martë, 28 nëntor 2023, do të jetë ditë pushimi në Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan.

Urime 28 Nëntori!