Një delegacion nga UKZ po qëndron në vizitë zyrtare në Elbasan

10 Dhjetor, 2019

Një delegacion nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, i kryesuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, po qëndron në Elbasan, ku po marrin pjesë në  shënimin e 110 vjetorit të  Shkollës Normale të Elbasanit.

Gjatë ditës, Rektori  i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi dhe Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan,  Skender Topi , kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve që ata drejtojnë.

Marrëveshja në fjalë, përpos tjerash, parasheh mundësinë e bashkëpunimit për programe studimore të përbashkëta, zhvillim  të mobilitetit sikurse për stafin akademik po ashtu edhe për studentët, si dhe bashkëpunimi sa i përket projekteve ndërkombëtare.