Një delegacion nga UKZ po merr pjesë në një vizitë studimore në Universitetin Jamk në Finlandë në kuadër të të projektit SMAHPC

27 Prill, 2022

Në një vizitë studimore një javore në Universitetin e Metropolias për Shkenca të Aplikuara në Jyvaskula të Finlandës, po merr pjesë një delegacion nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në përbërje të prorektorit për buxhet dhe financa Prof. Ass. Dr. Bajram Fejzullahu, Dekani i FSHK-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, PhD Cand. Lulzim Rashiti dhe Refik Ramadani  si dhe administratori i rrjetit në UKZ, Burim Ademi.

Kjo vizitë studimore zhvillohet në kuadër të projektit SMAHPC – Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center, i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +, ku koordinator është Kolegji Heimerer, kurse partnerë janë, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Metropolia University Finlande, JAMK University Finlande, Manisa University Turki, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, MASHT, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe nga Organizata Joqeveritare Autizmi ne Kosovë.

Projekti në fjalë ka të bëjë me  zhvillimin e praktikave profesionale multidisciplinare shëndetësore me metodat më moderne evropiane të mësimdhënies të cilat gjejnë zbatim jo vetëm në Finlandë si një ndër shtetet elitë për cilësi në arsim por edhe më gjerë.