Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe profesoreshën Dr. Sc. Shejnaze Gagica, janë duke marrë pjesë në një vizitë studimore në Universitetin WSG në Bydgosczc, Poloni. Kjo vizitë është mundësuar nga programi Erasmus+ ICM, KA-171.
Kjo vizitë po zhvillohet me qëllim për të krijuar bashkëpunime të reja dhe për të forcuar lidhjet ekzistuese mes dy institucioneve. Si rezultat i kësaj vizite, Universiteti “Kadri Zeka” ka hapur sot thirrjen për shkëmbime të studentëve me Universitetin WSG.
Gjatë vizitës, delegacioni nga Universiteti “Kadri Zeka” ka pasur takime me prorektorët dhe stafin e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte të Universitetit WSG. Në këto takime janë diskutuar programe të përbashkëta, marrëveshje të reja, projekte dhe shumë zhvillime të tjera që pritet të dalin nga kjo vizitë.
Vizita vazhdon, me synimin për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy universiteteve dhe për të hapur mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan