Një delegacion nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përbërë nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi, Asistenti Lulzim Rashiti dhe Drejtori i Financave Valon Kllokoqi po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci.
Ata po marrim pjesë në punëtorinë e organizuar në Universiteti i Zagrebit, në kuadër të projektit ERASMUS+ “STAND”, në të cilin projekt UKZ është partner, derisa projekt ka të bëjë me “Ngritjen e autonomisë së universiteteve dhe rritjen e përgjegjësisë dhe transparencës në universitetet e vendeve të Ballkanit”.
Në prezantimin e Rektorit të Universitetit të Zagrebit, Prof. Dr. Damir Boras u prezantuan të ardhurat e këtij Universiteti, ku vetëm të hyrat e jashtme, shumica nga projektet janë mbi 120 milion Euro. Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, me këtë rast ka vlerësuar se kjo është rruga që duhet ta ndjekim të gjithë Universitetet në Kosovë, në rritjen e kapaciteteve akademike dhe administrative.
Projekti STAND koordinohet nga Kolegji IBCM në Mitrovicë, ka të bëjë me autonominë në universitete, aspektin financiar, aspektin akademik, personelin akademik dhe administrativ si dhe aspekte të tjera të rëndësishme për universitetet.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan