Një delegacion i UKZ-së po qëndron në vizitë zyrtare në Itali në kuadër të projektit STAND

5 Korrik, 2022

Një delegacion nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përbërë nga Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni, Ass. PhD. Liza Rexhepi, MSc. Blerta Dushica dhe MSc. Labinota Ramadani, po qëndron për vizitë zyrtare në Universitetin e Fogjias të Italisë.
Delegacioni i UKZ-së po merr pjesë në punëtorinë e organizuar në kuadër të projektit “Përforcimi i Autonomisë së Universiteteve dhe rritja e Transparencës dhe Llogaridhënies së Universiteteve të Ballkanit Perëndimor (STAND).
Në projektin ERASMUS+ STAND, UKZ është partner, derisa projekti koordinohet nga Kolegji IBCM në Mitrovicë, ndërsa ka të bëjë me autonominë në universitete, aspektin financiar, aspektin akademiko-shkencor, personelin akademik dhe administrativ si dhe aspekte të tjera të rëndësishme për universitetet.