Një delegacion i UKZ-së po merr pjesë në punëtorinë për “Ndërtimin e bashkëpunimit rajonal në arsimin e lartë” që po mbahet në Sofje

30 Mars, 2022

Një delegacion nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në përbërje të Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit te Shkencave Kompjuterike Artan Dërmaku si dhe profesorët Selim Daku dhe Nexhat Shkodra, po marrin pjesë  në punëtorinë për “Ndërtimin e bashkëpunimit rajonal në arsimin e lartë”, që po mbahet në Universitetin Teknik të Sofjes, në Bulgari, në kuadër të projektit QUADIC, ku UKZ është koordinator.

Gjatë tri ditëve sa do të zgjas kjo punëtori, do të prezantohet një draft për një Marrëveshje Mirëkuptimi sa i përket krijimit të një rrjeti rajonal të bashkëpunimit, realizohen vizita në hapësirat universitare si dhe do të diskutohet për një platformë të përbashkët softverike.

Në kuadër të  projektit QUADIC po ofrohen mundësi për shkëmbime përvojash dhe rritje e bashkëpunimit universitar në rajon.