Nisin provimet pranuese për konkursin e dytë plotësues për studime baçelor për vitin akademik 2020/2021

27 Tetor, 2020

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan,  që nga ora nëntë ka filluar  të mbajë provimin pranues për Fakultetin Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative.

Kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet të mërkurën më datë 28.10.2020.

Në afatin e dytë plotësues kanë aplikuar rreth 251 maturantë, derisa UKZ do të regjistrojë 277 studentë të rregullt për studime baçelor.