Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universiteti “ Rexhep Tayyip Erdogan”

18 Maj, 2016

Universiteti “Kadri Zeka ” në Gjilan dhe Universiteti “ Rexhep Tayyip Erdogan” nga Rize i Turqisë  kanë  nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve. Në emër të rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” , Bajram Kosumi,  Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, ka thënë se kjo marrëveshje do të shërbejë  në dobi  të dy universiteteve, ndërsa Huseyin Karaman, rektor i Universitetit “ Rexhep Tayyip Erdogan” ka thënë se marrëveshja e nënshkruar do të thellojë dhe promovojë  bashkëpunimin e institucioneve tona.

Fushat në të cilat Universiteti “Kadri Zeka ” në Gjilan dhe Universiteti “ Rexhep Tayyip Erdogan” nga Rize i Turqisë do të bashkëpunojnë janë: shkëmbimi i studentëve dhe personelit të Universitetit që  do të bëhet përmes programit MEVLANA, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta  hulumtuese, organizimi i  ligjëratave e- learning, pjesëmarrje nëpër seminare dhe takime të ndryshme të nivelit akademik dhe aktivitete të tjera.

2