Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi mes UKZ-së dhe Deutschzentrum Kosovo

7 Mars, 2024

Për vijimin e kursit të studentëve të  Universitetit Publik “Kadri Zeka”, në Deutschzentrum Kosovo, Rektori i UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe  përfaqësuesit e  Deutschzentrum Kosovo L.L.C, Arbër Xheladini dhe Ilir Lenjani kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo praktikë do të realizohet për aftësimin e studentëve në marrjen e njohurive gjuhësore nga niveli A1 deri në nivelin B2 që ofrohen mundësitë si në vijim:

Niveli A1 i gjuhës Gjermane përmban 150 orë, zgjatë 10 javë si kurs intensiv. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat origjinal, fletoret, lapsat, materiali plotësues dhe fotokopjet) si dhe Certifikata e Arritshmërisë. Parashihet që çdo javë te mbahet një test për materialin e shtjelluar. Java e fundit (përkatësisht java e 10) do të jetë kryesisht parapërgatitje për provim.

Niveli A2 i gjuhës Gjermane përmban 150 orë, zgjatë 10 javë si kurs intensiv. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat origjinal, fletoret, lapsat, materiali plotësues dhe fotokopjet) si dhe Certifikata e Arritshmërisë. Parashihet që çdo javë te mbahet një test për materialin e shtjelluar. Java e fundit (përkatësisht java e 10) do të jetë kryesisht parapërgatitje për provim.

Niveli B1 i gjuhës Gjermane përmban 150 orë, zgjatë 10 javë si kurs intensiv. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat origjinal, fletoret, lapsat, materiali plotësues dhe fotokopjet) si dhe Certifikata e Arritshmërisë. Parashihet që çdo javë te mbahet një test për materialin e shtjelluar. Java e fundit (përkatësisht java e 10) do të jetë kryesisht parapërgatitje për provim.

Niveli B2.1 i gjuhës Gjermane përmban 120 orë, zgjatë 8 javë si kurs intensiv. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat origjinal, fletoret, lapsat, materiali plotësues dhe fotokopjet) si dhe certifikata e pjesëmarrjes. Parashihet që çdo javë te mbahet një test për materialin e shtjelluar. Java e fundit (përkatësisht java e 8) do të jetë kryesisht parapërgatitje për provim.

Niveli B2.2 i gjuhës Gjermane përmban 120 orë, zgjatë 8 javë si kurs intensiv. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat origjinal, fletoret, lapsat, materiali plotësues dhe fotokopjet) si dhe Certifikata e Arritshmërisë. Parashihet që çdo javë te mbahet një test për materialin e shtjelluar. Java e fundit (përkatësisht java e 8) do të jetë kryesisht parapërgatitje për provim.

Disa nga përfitimet e studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan sipas marrëveshjes së bashkëpunimit me Deutschzentrum Kosovo – Gjilan janë:

         Studentët që kanë notë mesatare nga 9.00 – 10.00 do të kenë zbritje nga 20% në:

  • Kurset intensive të gjuhës gjermane Niveli A1 – B2;
  • Përkthimin e gjitha dokumenteve të kërkuara.

         Studentët që kanë notë mesatare nga 8.00 – 8.99 do të kenë zbritje nga 15% në:

  • Kurset intensive të gjuhës gjermane Niveli A1 – B2;
  • Përkthimin e gjitha dokumenteve të kërkuara.

         Studentët e posa-regjistruar dhe ata të cilët kanë notën mesatare nën 7.99 do të kenë zbritje nga 10% në:

  • Kurset intensive të gjuhës gjermane Niveli A1 – B2;
  • Përkthimin e gjitha dokumenteve të kërkuara.

Përmes këtyre kurseve kandidatët do të arrijnë sukses të shpejtë në mësim dhe zgjerojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe ndërkulturore.