Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit të Sarajevës

19 Janar, 2017

Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti i Sarajevës me qëllim të promovimit akademik, arsimor dhe kulturor mes dy institucioneve, kanë lidhur marrëveshje të bashkëpunimit.

 

Me këtë rast nënshkruesit e marrëveshjes, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi dhe Rifat Škrijelj Rektor i Universitetit të Sarajevës, kanë thënë se marrëveshja do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe do të lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm dhe shqyrtimin e programeve të veçanta të bashkëpunimit me interes të ndërsjellë për të dy Universitetet.

 

Ndryshe sipas marrëveshjes, bashkëpunimi do të realizohet  në shkëmbimin reciprok të mësimdhënësve, personelit të kërkimit, studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbimin e përvojave. Do të organizohen aktivitete të përbashkëta arsimore, trajnuese ose kërkimore, konferenca të përbashkëta, simpoziume,  seminare, kurse, shkolla verore, seminare dhe forma të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët. Do të këtë shkëmbim të  literaturës profesionale, teksteve mësimore, publikime të tjera universitare dhe organizim të programeve të përbashkëta të studimit.

2