Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë qëndruar sot përfaqësues të projektit Erasmus Mundus “ Green and Smart Tech for Innovative and ssutainable societies ËB”, Ana Fernandez Vila dhe Rebeca Diaz Redondo të cilat fillimisht janë pritur nga rektori Bajram Kosumi dhe bahskëpunëtoë të tjerë.
Me këtë rast rektori Bajram Kosumi i ka falënderuar përfaqësueset e projektit Erasmus Mundus për bashkëpunimin dhe përkrahje. Ndërkohë që koordinatoret kryesore të projektit “ Green and Smart Tech for Innovative and ssutainable societies ËB” Ana Fernandez Vila dhe Rebeca Diaz Redondo kanë mbajtur ligjëratë informuese para stafit akademik, administrativ dhe studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” rreth thirrjes së dytë për aplikime për mobilitet drejt universiteteve evropiane mbështetur në projektin Erasmus Mundus “ Green and Smart Tech for Innovative and ssutainable societies ËB”. Universiteti “Kadri Zeka” është fullpartner në këtë projekt, andaj për të gjithë të interesuarit është mundësi e mirë për të studiuar në nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratë në njërin nga vendet partnere evropiane si Spanjë, Portugali, Kroaci, Sloveni, Poloni, Gjermani dhe Bullgari. Ndryshe , tashmë dy studentë të Universitetit “Kadri Zeka” dhe një asistent nga stafi i rregullt akademik janë përfitues të bursave që ofron projekti në fjalë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan