Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, zyrtarë të Ambasadës Amerikane, në bashkëpunim me Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave nga Prokuroria Themelore, ka mbajtur ligjëratë para studentëve me temën: “Të drejtat e viktimave të krimit dhe ekzistimi i Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave”. Kujtesa Fazliu nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Gjilan, ka prezantuar punën edhe funksionimin e zyrës, ku siç tregoi ajo, kjo zyrë është e pavarur brenda Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. ZMNV-ve tashmë ka selinë edhe në Gjilan si zyrë rajonale, e cila ndihmon dhe përfaqëson viktimat e dhunës në familje, trafikimit me qenie njerëzore, abuzimet dhe keqtrajtimet e fëmijëve, dhunimet, vrasjet si dhe viktima të tjera të krimit. Kurse Eliza Thana, menaxhere e programit për mbrojtjen e viktimave, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, tha se mbrojtja e viktimave të krimit dhe realizimi i të drejtave të tyre janë të mirëpritura nga të gjithë. Studentët shfaqën interesim të madhe rreth kësaj teme.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan