Në Universitetin “Kadri Zeka” ka mbajtur ligjëratë Prof. Dr. Shinasi Rama

15 Dhjetor, 2015

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në kuadër të  programit “Guest Speaker”, ka marrë pjesë , Prof.Dr.Shinasi Rama, i cili para udhëheqjes së UKZ-së, stafit akademik dhe administrativ, studentëve dhe të pranishmëve të tjerë, ka mbajtur ligjëratë me temën: “Tranzicioni shqiptar ne fund – shekullin XX dhe fillim – shekullin XXI”. Me këtë rast, Bajram Kosumi rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, ka thënë se ndjehet i gëzuar dhe njëherësh është privilegj që Prof. Dr. Shinasi Rama të jetë pjesë e UKZ-së për pak qaste. Rektori Kosumi në fjalën e tijë e ka nda në tri momente  jetën dhe veprimtarinë e Prof. Dr. Shinasi Rama. Ai ka thënë se Pro.Dr. Shinasi Rama ka qenë nismëtar i Lëvizjes Studentore Shqiptare 1990-1991, dhe i cili ka qenë i gatshëm të sakrifikoj edhe veten për idealet e lirisë, demokracisë dhe të mbarë kombit. Ndërsa në Konferencën e Rambujes, siç ka thënë rektori Bajram Kosumi, Prof. Dr. Shinasi Rama, ka qenë njeriu që ka kërkuar më shumë se të gjithë realizimin e vlerave të luftës sonë. Kurse tani kthjelltësia dhe thellësia e mendimit të tij, i jep guximin për ti thënë gjërat ashtu siç i mendon, ka përfunduar fjalën e tij Rektori Bajram Kosumi,ndërkohë që e ka nderuar me mirënjohje Prof. Dr. Shinasi Rama, për veprimtari dhe udhëheqje në  Lëvizjen Studentore Shqiptare 1990-1991.

Nga ana  tjetër Prof. Dr. Shinasi Rama, ka falënderuar drejtuesit e UKZ-së për organizimin. Ai ka thënë se Bajram Kosumi, Rektor i Universitetit “Kadri Zeka”, është dhe do të mbetet model për mua dhe për të tjerët, si në aspektin politikë, letrar dhe atdhedashës. Ndërsa në ligjëratën e tij me temën: “Tranzicioni shqiptar ne fund – shekullin XX dhe fillim – shekullin XXI”,  ka thënë se si komb kemi pasur shumë vështirësi gjatë tranzicionit.” Nuk do të thotë se me tranzicionin mbyllet historia. Jeta vazhdon, strukturat ndërrojnë sepse janë bazuar në marrëdhënie shoqërore të cilat janë bazuar në interesa të tjera që gjithnjë evoluojnë. Por themelet duhet të ishin të shëndosha”, ka thënë ligjëruesi Prof.Dr. Shinasi Rama. Ai ka shtuar se tranzicioni në Shqipëri ka dështuar dhe për këtë shkaktar sipas tij është klasa politike. Prof.Dr. Shinasi Rama në fund të ligjeratës së tij ka porositur të pranishmit që tranzicioni sikur në Shqipëri, mos të lejohet të ndodh edhe në Kosovë. Ai ka thënë se Kosova është djepi dhe zemra e shqiptarisë, andaj Kosovarët duhet të shikojnë nga e ardhmja e mos të mbesin peng i së kaluarës në mënyrë që të kemi një të ardhme më të mirë për brezat e rinj. Ndërkohë, pas përfundimit të ligjëratës, studentët shprehën interesimet e tyre, rreth çështjeve të ndryshme.  Paraprakisht një biografi për Prof.Dr. Shinasi Rama, e ka lexuar koordinatori i projektit “Guest Speaker”,  njëherësh u.d. dekan i Fakultetit Juridik në UKZ, Flamur Hyseni.

Prof. Shinasi Rama është lindur në Shkodër (1959). Ka qenë organizues dhe drejtues i Lëvizjes Studentore të viteve 1990-1991, bashkëthemelues i Partisë Demokratike. Mban gradën Doktor i Shkencave Politike nga Columbia University ku jep mësim në nivelin pasuniversitar.

shr2  shr3  shr4  shr5