Në Universitetin “Kadri Zeka” është prezantuar projekti “Personat pa shtetësi dhe ndikimi i tyre në universitet”, në kuadër të programit HERAS, i cili projekt ka për qëllim që të arrihet një zgjidhje e përhershme në këtë aspekt dhe të barazohen të gjitha komunitetet e tyre .
Pjesëmarrësit e projektit, Prof.dr. ass. Dukagjin Leka, Ass. Selim Daku, PhD.c., Tribun Dardania, Muhamet Kqiku, Bionda Rexhepi, Edona Zuzaku, thanë se nga hulumtim në komunën e Gjilanit dhe nga takimet me përfaqësuesit e komunës së Gjilani, Ministrisë së Punëve të brendshme, me përfaqësues të Universitetit dhe Lëvizjes Vatra, është shikuar mundësia për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për këto kategori të qytetarëve, në veçanti kandidatëve për studentë në Universitet.
Pas këtyre takimeve është thënë se është duke u punuar një rregullore e cila parasheh zgjidhjen afatgjate të problemit të kësaj dhe kategorive të tjera të qytetarëve që kanë mbetur pa shtetësi të Kosovës pa dallime, etnie, fetare, racore, gjinie dhe të tjera.
Gjithashtu Universiteti “Kadri Zeka” ka arritur një marrëveshje mirëkuptimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar për bashkëpunim në zgjedhjen e këtij problemi. Kandidatët për studentë që nuk kanë shtetësi dhe dokument identifikimi valid, do të pajisen më një dokument të caktuar nga ky këshill për të mbështetur identitetin e e aplikantit bazuar ne dokumente të shkollimit dhe dokumente tjera.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan