Në universitetin e Zagrebit u mbajt punëtoria për klinikat ligjore në kuadër të projektit ENEMLOS

27 Shtator, 2023

Në kuadër të projektit Erasmus+ ENEMLOS, është mbajtur punëtoria për Klinikat Ligjore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit.

Në këtë punëtori nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë marrur pjesë Rektori prof. dr. Bajram Kosumi, Rektori i zgjedhur prof. asoc. dr. Artan Dermaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar prof. asoc. dr. Dukagjin Leka si dhe anëtari i Këshillit Drejtues të UKZ-së prof. ass. dr. Selim Daku.

Gjatë punëtorisë, është promovuar libri i praktikave të mira për klinikat ligjore, po ashtu është diskutuar për sfidat dhe rritjen e cilësisë se shërbimeve nga klinikat ligjore si dhe zhvillimin e tyre bazuar në nevojat e shoqërisë.

Pjesë e këtij projekti janë tre Universitete Publike nga Kosova, Universiteti Publik “Kadri Zeka”  Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Pejës.

Koordinator i këtij projekti është Universiteti i Podgoricës, përderisa partner janë edhe Regent’s University nga Londra dhe Klinikat Ligjore nga Universiteti i Varshaves.