Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, u mbajt debat për Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara

2 Qershor, 2015

Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, u mbajt debati për Projektligjin e Arsimit të Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara. Pjesëmarrës në këtë debat ishin Ministri Arsim Bajrami, anëtarë të kabinetit dhe përfaqësues tjerë të MASHT-it, Menaxhmenti dhe KD i UKZ-së, si dhe përfaqësues tjerë nga stafi administrativ dhe të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”.

Ministri Arsim Bajrami pasi  përshëndeti të pranishmit, theksoi se me Projektligjin për Arsimin e Lartë, po synohet reforma në shumë aspekte në këtë nivel të arsimit, e cila do të ngrisë cilësinë në arsim dhe në menaxhim në arsimin e lartë. Ministri Bajrami theksoi edhe njëherë se Universiteti “Kadri Zeka” po ecën me hapa të sigurtë drejt ngritjes së cilësisë dhe krijimit të një imazhi mjaft të mirë dhe premtoi mbështetjen e Ministrisë që udhëheq ai, me qëllim avansimin e mëtutjeshëm të këtij Institucioni.

Ndërsa, Naim Syla u.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, falënderoi Ministrin për përkrahjen e Universitetit por edhe për iniciativën e mirë që të gjithë akterët e arsimit të lartë të japin rekomandimet dhe propozimet e veta në mënyrë që ligji të plotësohet dhe të dalë sa me i kompletuar, për të mundësuar një funksionim dhe menaxhim sa më të mirë nëpër institucionet e Arsimit të Lartë. U, d. rektori Naim Syla së bashku me anëtarët e tjerë të stafit të tijë, pas diskutimeve lidhur me plotësimet-ndryshimet e ligjit aktual, morën dhe sqarimet e nevojshme nga Ministri dhe përfaqësuesit e MASHT-it dhe u dakorduan që në ditët në vazhdim, të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet aktuale të dërgohen me shkrim tek grupi punues për Projektligjin e Arsimit të Lartë.

Ministri I Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së republikës së Kosovës, Arsim Bajrami, ftoi profesorët dhe studentët e Universitetit të Gjilanit  “Kadri Zeka ” që të jenë pjesë e debatit në mënyrë që sic tha ai,  të kemi një ligj i cili do të jet në funksion për dekada me radhë.

PL2PL3PL5PL6