Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” ka qëndruar Kryetari i Kamenicës 

14 Tetor, 2015

Në Universitetin e Gjilanit ”Kadri Zeka”,  ka qëndruar për një vizitë, kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzat Sinani me bashkëpunëtor. Ai është pritur nga rektori, Bajram Kosumi,i cili e ka njoftuar kryetarin Sinani rreth zhvillimit dhe funksionimet të Universitetit. Rektori Kosumi ka thënë se Universiteti i Gjilanit ”Kadri Zeka”  do të  krijojë kuadro të përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administrate si dhe fushat e tjera përmes te cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në  nivelin arsimor dhe aspektet e tjera.

Kurse kryetari i Komunës së Kamenicës , Begzad Sinani,  e ka uruar rektorin Bajram Kosumi, për marrjen e detyrës dhe përgjegjësive të reja. Ai e ka siguruar rektorin  se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”  do të ketë mbështetjen e Komunës së Kamenicës.

kam2  kam3