Në UKZ u mbajtën zgjedhjet për anëtarë të Senatit nga stafi akademik dhe administrativ

26 Prill, 2023

Në Universitetin “Kadri Zeka” u mbajtën zgjedhjet për anëtarë të Senatit nga stafi akademik dhe administrativ

Procesi i votimit për zgjedhjet e anëtarëve të Senatit nga Stafi Akademik dhe Administrativ në UKZ është përmbyllur me sukses. Në këto zgjedhje kanë ushtruar të drejtën e votës sikurse  Stafi Akademik edhe ai Administrativ, duke iu përgjigjur kështu pozitivisht thirrjes për votë për të zgjedhur të preferuarit e tyre.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Vaxhid Sadriu , njëherësh Sekretar i Përgjithshëm  i UKZ-së,  tha se procesi ka qenë  i rregullt dhe nuk është raportuar asnjë parregullsi.

Nga fakulteti i Edukimit anëtar i Senatit është zgjedhur Mensur Neziri, nga Fakulteti Juridik Fejzulla Hasani, nga Fakulteti Ekonomik Lutfi Zharku, nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike Basri Ahmedi, nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Shpresa Qamili, kurse nga radhët e administratës anëtarë i Senatit të UKZ-së është zgjedhur Nevzad Halimi.

Komisioni zgjedhor pranë Universitetit i falënderon të gjithë pjesëmarrësit për këtë proces.