Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan janë mbajtur provimet pranuese në kuadër të konkursit plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin Bachelor për vitin akademik 2026/2027.
Kandidatët iu nënshtruan testimit në programet përkatëse studimore në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, ndërsa procesi i provimeve u zhvillua në përputhje me procedurat e universitetit.
Gjatë vizitës në fakultete, dekanët u uruan kandidatëve suksese në provimet pranuese dhe i falënderuan për besimin e dhënë ndaj Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Ata theksuan se zgjedhja e UKZ-së për vazhdimin e studimeve është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit akademik dhe profesional të secilit student.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan