Në UKZ u mbajt punëtoria “Ndërtimi i raporteve pozitive mësues – nxënës”

5 Prill, 2024

Në kuadër të aktiviteteve  me studentët,  në Universiteti Publik “Kadri Zeka” , u organizua WORKSHOP me studentët e Fakultetit të Edukimit. Tematika që u trajtua në këtë workshop ishte: Ndërtimi i raporteve pozitive  mësues – nxënës  me qëllim të krijimit të një mjedisi pozitiv që nxit të mësuarit.

Ligjërues të workshopit ishin profesor të Fakultetit të Edukimit, Dr.sc. Lon Laska (trajner i licencuar – MASHTI) dhe Prodekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Ass. Dr. Mensur Neziri.

Studentët pjesëmarrës shprehen interesimi të madh përmes debateve interaktive, ideve dhe këndvështrimeve lidhur me tematiken, e cila zgjoj kureshtje. Po ashtu, studentët u njohën me disa nga teknikat dhe strategjitë e ndërtimit të raporteve pozitive dhe mbështetëse në mes mësuesit dhe nxënësit, që bazohet në të kuptuarit dhe të mirëkuptuarit me qëllim të krijimit të një mjedisi pozitiv që nxit të mësuarit.